Top Talk/ Pollo: Ja ku qëndron divergjenca jonë me ndërkombëtarët

28/02/2019 17:10

Genc Pollo, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja shpjegoi se ku qëndron divergjenca e opozitës me ndërkombëtarët.

Kur u pyet për deklaratat e zotit Fleckenstein ditën e sotme (“Edhe sikur opozita të ketë të drejtë për akuzat, bojkotimi nuk zgjidh asgjë”), Pollo deklaroi: “Këtu është divergjenca, optika ndryshe. Mendoj se ka segmente të politikës vendimmarrëse europiane që janë të bindur për qëndrimet tona. Jo detyrimisht te zotërinjtë që folën sot. 70% e shqiptarëve janë dakord që abuzime me tendarat si te Astiri nuk ka patur ndonjëherë, që shefa të rëndësishëm politikë të jenë në krevat me Niçet për blerjet e votave nuk ka patur ndonjëherë. Nuk besoj që ndihmojnë deklarime të tilla”.

“Partia Demokratike dhe opinioni i gjerë publik bie dakord që vitet e fundit kemi hapa prapa në demokraci, në shtet ligjor dhe në ndarjen e pushteteve. Brenda Parlamentit Europian, pavarësisht se çfarë deklarohet në një konferencë shtypi, ku delegacioni duhet të ketë qëndrim të unifikuar, janë gjërat e ndryshme. Edhe Komisioni Europian është mendje më vete, edhe shtetet anëtare janë mendje më vete”, theksoi Pollo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA