Përdorimi i substancave të ndaluara në shumë disiplina sportive ka angazhuar agjencinë botërore antidoping të ndërmarrë aksione edhe në disa kategori, ku më parë kishte pasur neglizhenca.

Kështu ndodhi edhe në botërorin e skive nordike, që po zhvillohet në Zeefeld në Austri, aty ku u arrestuan 9 persona dhe u kryen 16 kontrolle banesash.

Hetuesit, në bashkëpunim me policinë vendasve, vunë në pranga atletë nga përfaqësueset e Austrisë, Estonisë dhe Kazakistanit.

Operacioni nisi mbi bazën e disa dyshimeve të arsyeshme për përdorim substancash ilegale dhe mashtrim sportiv, të iniciuara nga një rrjet kriminal me bazë në Gjermani.

Një prej skiatorëve të arrestuar u kap në flagrancë në një hotel, duke kryer transfuzion gjaku pak orë para garës në botërorin e skive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA