Ashtu si prodhuesit vendas dhe grosistët që importojnë barna nga vende të ndryshme, “luftojnë” me të gjitha mënyrat që të jenë pjesë e skemës së rimbursimit.

“Lista e barnave të rimbursueshme madje i gjithë tregu farmaceotik është një “mafie” e vërtetë. Sepse aty ka lobingje partiake, lobingje biznesesh të të gjitha formave si e si të futesh në atë listë. është nja mafie e vërtetë, ata mund të blejnë deputetë, mund të blejnë ministra, kryeministra dhe janë aty. Bëhet fjalë për një treg të artë farmaceutik ku sigurohen miliona e miliona, por fatkeqësisht jo në interes të pacientëve, por të bizneseve”, tha tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.

Politika për hyrjen e medikamenteve në listën e barnave të rimbursueshme është e qartë, zëvendësimi i patentave me gjenerikët, të cilët kushtojnë më pak.

“Sot mbizotëron medikameneti më i lirë. Ministria e Shëndetësisë dhe fondi duhet ta heqin këtë mendim, medikamenti më i lirë se i kursejmë shtetit, por të shohin medikamente të origjinës”, tha Musa Zeneli, Kryetari i Shoqatës së talesemikëve.

Në një kohë kur lista e barnave të rimbursuara është shtuar, pacientët vijojnë të mos jenë të kënaqur. Ata shprehen se medikamenetet që janë të parat në listën e rimbursimit nuk janë të efektshme.

“Ka një numër më të madh të barnave që janë futur në listën e barnave të rimbursueshme, por problemi qëndron te cilësia. Pra mund të jetë shtuar gama e barnave në listën e rimbursuar por ka rënë cilësia e tyre. Pacientët që merrnin barna të rimbursuar, pjesa më e madhe e tyre po i drejtohen treguat farmaceutik për t’i blerë vetë”, tha tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.

Top Channel