Serbia gjithashtu është një nga vendet e Ballkanit, të cilat po përfitojnë gjithnjë e më shumë “treg” për shitjen e medikamenteve të tyre.

“Vitet e fundit kanë hyrë goxha produkte nga vendet e ballkanit. P.sh hipolipi është për yndyrat është serb si medikament. Mund të përmend cornelinën është po serb si mediakment dhe është alternativë e parë në listën e rimbursimit. Kemi edhe janidën është prodhim serb dhe përdoret për tensionin. Është në listën e rimbursimit të barnave”, tha Viola Kuqi, farmaciste.

Vende të tjera të Ballkanit prej të cilave ne importojmë ilaçe, janë Maqedonia, Bosnja, Kroacia dhe Turqia. Importet e medikamenteve nga Turqia kanë shënuar rritje me më shumë se 175% , duke çuar atë në vendin e katërt, ndër shtetet nga të cilat Shqipëria importon.

“Kemi edhe medikamente nga vendet e tjerra të Ballkanit. Kemi nga Turqia, Olmusar40 që është i pari në listën e rimbursimit, pra rimbursohet plotësisht nga shteti”, tha Viola Kuqi, Farmaciste.

Vlen të kujtojmë që rreth dy vite më parë policia turke ka njoftuar se në Turqi ka patur struktura të cilat prodhonin ilaçe të falsifikuara për në Maqedoni. Denoncime ka patur edhe për medikamenete që tregtohen në Shqipëri nga prodhues të dyshimtë turq dhe moldavë.

Gjatë vitit 2014 me një udhëzim të ministrit të atëhershëm është lejuar importi i APPRANAX PLUS dhe CODEIN, por që nuk kanë qenë të prodhuara nga firmat që ishin të licensuara për këtë prodhim. Denoncimi është bërë nga vetë kompania turke.

Top Channel