Shtyhet “embargo” për makinat. Makinat e vjetra, 10 muaj kohë që të regjistrohen

27/02/2019 15:26

Qeveria anuloi vendimin që ndalonte importin e makinave më të vjetra se 10 vjet në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të lejohet importi i çdo mjeti, pavarësisht moshës, por me kushtin që të përmbushë standardin e pranueshëm të ndotjes.

Paralelisht, qeveria ka shtyrë dhe afatin e zhdoganimit për makinat që janë importuar para datës 31 dhjetor 2018, por që nuk përmbushin standardin euro 4. Sipas vendimit të vjetër, zhdoganimi i këtyre automjeteve lejohej deri në datën 28 shkurt, por me vendimin e ri ai do të lejohet deri në fund të vitit.

Ministria e Infrastrukturës shpjegoi edhe se pse qeveria vendosi të ndryshojë vendimin që ndalonte kategorikisht importin e automjeteve mbi 10 vjet në Shqipëri.

Shqipëria është një nga vendet me flotën me të vjetër të automjeteve, mosha mesatare e të cilave llogaritet në rreth 20 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA