Prej datës 1 janar të vitit 2019, në territorin e Shqipërisë nuk duhet të lejohet aktiviteti i lojërave të fatit dhe basteve sportive. Po ashtu, dënohet reklamimi i tyre.

Kjo parashikohet nga ligji që qeveria “Rama” votoi në Kuvend në fund të vitit të kaluar, por duket se në Shqipëri “epoka” e basteve nuk është mbyllur.

Pas rastit të regjistruar më 9 shkurt në zemrën e “Shqipërisë”, në kryeqytet gjatë sfidës së Superligës, Partizani-Kastrioti, ku ekipi krutan në fanella reklamonte një kompani bastesh, siç raporton Gazeta Shqip, pre’ e një gabimi të tillë ka rënë edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nga Kastrioti që kishte të stampuar në fanella logon e një kompanie kineze bastesh, të regjistruar si “138.com”, Rama është shfaqur me xhupin e skuadrës angleze Liverpool, por nuk e ka kuptuar që është duke i bërë reklamë kompanisë gjigande të basteve “BetVictor”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA