Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Durrës, duke u bërë thirrje mbështetësve të saj të aktivizohen e të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

Ajo u kërkoi të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.

“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, është shprehur ajo.

Kryemadhi ishte shumë e qartë kur deklaroi se shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë tregojnë qartë si drita e diellit se opozita është në rrugën e duhur dhe e pandarë nga qytetarët.

Gjatë takimit ajo deklaroi prerë se s’do të ketë asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj.

Top Channel