Pas 21 muajsh burg, Sandro Rosell del në lirim me kusht. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata Kombëtare në Madrid pas dy ditëve të para të procesit gjyqësor që është hapur ndaj tij dhe që do të mbyllet në 28 mars. Po kështu u lirua me kusht edhe ortaku i Rosell Joan Besoli.

Gjykata në vendimin e saj theksoi se riekzaminoi situatën e dy të pandehurve dhe mori parasysh faktin që ata e kishin kaluar periudhën 21 mujore në paragurgim duke dhënë lirimin me kusht të tyre.

Ish-presidenti i Barcelonës qëndroi në paraburgim për 643 ditë duke vendosur një rekord në këtë pikë përsa i përket krimit ekonomik në Spanjë.

Sandro Rosell gjatë kësaj kohe kishte bërë 10 kërkesa për lirim me kusht duke ofruar 35 milionë Euro si garanci për këtë, por iu refuzuan të gjitha deri këtë mesjavë.

Ish-presidenti i Barcelonës është në proces gjyqësor me akuzën e pastrimit të parave dhe organizim kriminal për shitjen e të drejtave televizive për 24 ndeshje të përfaqësueses braziliane duke përfituar 15 milionë Euro me prokurorinë që kërkon 11 vjet burg e 59 milionë Euro gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA