Vijon periudha e errët e Mauro Icardit. Ish kapiteni i Interit që nuk luan që nga 14 shkurti për shkak të një dëmtimi në gju, është lënë jashtë skuadre te përfaqësuesja e Argjentinës.
Sipas ESPN, trajneri Scaloni ka vendosur të mos e përfshijë sulmuesin 26 vjwçar në listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore që Argjentina do të luajë me Venezuelën e Marokun në 23 dhe 26 mars, listë të cilën ai pritet ta publikojë në datën 3 mars.
Sipas të përditshmes argjentinase Ole, vendimi për të lënë jashtë përfaqësueses Mauro Icardin për këto 2 ndeshje u mor për të mos hyrë në konflikt me skuadrën e Interit.
Vlen të theksohet se pavarësisht gjithçkaje, mungesa e Icardit te Argjentina ka rëndësinë e saj duke qenë se skuadra amerikano-latine po luan ndeshjet e saj të fundit përpara fillimit të Kupës së Amerikës.
Top Channel