Policia ka mundur të identifikojë dhe, pas një pune intensive, edhe të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur rreth dy javë më parë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Dashamir Xhika dyshohet për vrasjen e shtetases Lirie Xhepa, 45 vjeç, në një ngjarje të 13 shkurtit që tronditi opinionin vendas pikërisht përpara ditës së Shën Valentinit, ndërsa ishte arratisur për t’u strehuar në Peshkopi, falë edhe ndihmës dhe bashkëpunimit të një shtetasi tjetër, M.S..

Ky i fundit është arrestuar gjithashtu për “përkrahje të autorit të krimit”, pasi është personi që ka ndihmuar dhe strehuar të dyshuarin për vrasje.

Akuzat që rëndojnë mbi Dashamir Xhikën janë “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “armëmbajtje pa leje”.

  Vrasje për Shën Valentin. Një grua u qëllua me armë në kokë, në kërkim kunati (FOTO+VIDEO)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA