Nuk është mbyllur aspak qetësisht protesta e organizuar në pak nga opozita para Kuvendit, për t’iu kundërpërgjigjur në kohë rekord seancës surprizë të zhvilluar sot.

Një pjesë e turmës tentoi të çante kordonin e policisë për të hyrë në oborrin e sallës plenare, ku deputetët e mazhorancës ishin mbledhur në seancë. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gazlotsjellës, ndërsa në drejtim të uniformave blu fluturuan gurë e mjete të forta.

Por për demokratin Ervin Salianji, ishte policia ajo që provokoi protestuesit.

“Ishte policia qe provokoi. Parlamenti nuk funksionon me kete situate aspak normale. Ne ne themel po kërkojmë zgjedhje për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate”, u shpreh ai në studion e Top Show.

Por për deputetin Paulin Sterkaj kjo nuk është aspak e vërtetë.

Unë i njoh mire turmat dhe demonstratat. Policia nuk ka shkelur ligjin. Ka pasur individë të porositur për të provokuar situatën. Nga goja Salianji nuk je keq, por nga praktika je shume larg. Jeni ju qe e shtyni turmën për me bo dhune ndaj deputetëve dhe deputeteve”, tha Sterkaj.

Top Channel