Nga protesta para parlamentit, deputeti Ervin Salianji akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur vota me Dakon, Bajrat etj. Ai tha se sot është një tjetër betejë për liri e demokraci, një betejë që sapo ka nisur.

“Ne kërkojmë ulje taksash. Ramës nuk i intereson se Rama i merr votat me Bajrat, me Dakot. Rama i ndan paratë me Vilma Nushin. Ne kërkojmë që shqiptarët të kenë punësim në këtë vend dhe jo të largohen 400 mijë.

Sot nuk është fundi i betejës. Sot është një betejë tjetër për liri e demokraci, betejë që sapo ka nisur”, theksoi Salianji.

Top Channel