Një grup demokratësh lushnjarë kishte dalë të priste Edi Ramën me protestë, por i pari që u kaloi para syve ishte deputeti i tyre Myslim Murrizi të cilin e përjashtuan nga partia.

Murrizit i dedikoi dy fjalë edhe Kryeministri.

“Nuk e di si ndodhi, i vetmi me dy mend në kokë doli Muslym Murrizi. Unë doja ta kisha thënë atë shprehjen u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, opozita u largua nga Parlamenti për shkak të frikës nga reforma në Drejtësi.

“Ata dalin nga Parlamenti dhe mblidhen te dera e Parlamentit. Thonë jam populli, se duan të fshihen mes popullit kur të vijë rradhe e drejtësisë. Kjo ska për t’u lejuar kurrë”, u shpreh Rama.

Vendimi për të refuzua debatet mediatike, shpjegoi Rama, është sepse ato me opozitën ishin kthyer diskutime shterpë ku mbizotëronte shpifja.
“Ata e braktisën fushëbetejën e ideve, programeve, alternativës në Parlament. sepse ata e dinë që betejat me ne nuk i fitojnë dot. Jo sepse ne blejme zgjedhjet, por thjeshte jemi me te mire se ata”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, veprimet e opozitës po dëmtojnë imazhin, turizmin dhe ekonominë e vendit, gjë që prek të gjithë, të majtë e të djathtë, direkt në mirëqënien familjare të secilit.

“Është koha të bëhemi bashkë e të mbrojmë çka kemi ndërtuar. Jo për qeverinë se s’kanë çfarë i bëjnë. Ata janë të mbytur. Si mund të shkosh pas të mbyturit për të shpëtuar? , tha Rama.

Top Channel