Kompania që fitoi koncesionin e parkimeve të Vlorës akuzon bashkinë e këtij qyteti për prishje të njëanshme të kontratës.

Aksioneri kryesor i koncesionit, Bashkim Shalla thotë se për një vit rresht, Bashkia ka refuzuar të përmbushë kushtet e rëna dakord, duke e bërë të pamundur për kompaninë që të vazhdojë me projektim.

Koncesionari e ka paditur bashkinë në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, ndërkohë që në Shqipëri prokuroria ka marrë të pandehur për këtë çështje Shpëtim Gjikën, ish-kryebashkiakun socialist të Vlorës që firmosi koncesionin.

Top Channel