Një tjetër operacion i suksesshëm policor në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogave të forta është regjistruar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Interforcën italiane.

Operacioni i koduar “Metropolis” ka çuar pas hekurave të qelive 33 shtetas në total, 5 prej të cilëve në Shqipëri, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, të gjithë të dënuar nga drejtësia italiane, respektivisht Gjykata e Brescias.

Në 12 orët e fundit janë arrestuar 24-vjeçari G.S., lindur e banues në Tiranë; 43-vjeçari S.D., lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë; 39-vjeçari E.H. dhe 32-vjeçari A.M., që të dy lindur e banues në Shijak të Durrësit; si dhe 35-vjeçari L.P., lindur e banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre është bërë për llogari të drejtësisë italiane, ndaj dhe pritet që të ekstradohen në fqinjin e përtej Adriatikut. Autoritetet italiane ka nisur hetimin në muajin mars të vitit 2015, në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Holanda në drejtim të Italisë.

Top Channel