Teksa Kuvendi ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare pasditen e së martës, nën kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi e ftuar në “Top Talk” është shprehur se nuk kemi të bëjë me një praktikë të befasishme, ashtu si opozita ka deklaruar.

“Nuk është një praktikë e befasishme. Si rregull është: Kur rendi i ditës së një seance nuk është përmbushur për shkak të situatave, ose të një shtyrje për arsye të ndryshme bëhet një mbledhje për javës tjetër, siç është dita e sotme”, u shpreh Vasilika Hysi.

Por ajo çfarë nuk i duket normale nënkryetares së Kuvendit është sjella e opozitës, e cila menjëherë pas njoftimit nga Gramoz Ruçi për zhvillimin e seancës, ka paralajmëruat zhvillimin e protestave para Kuvendit, po ditën e sotme.

“Pa dyshim që sjellja e opozitës nuk është aspak e përshtatshme duke pasur parasysh që në rend dite kemi atë të ditës së enjte. Ku janë miratimi i personelit dhe buxhetit të dy institucioneve shumë të rëndësishëm të drejtësisë. KLP dhe KLGJ. Njëkohësisht janë edhe 2 ligje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemit dhjetravjeçar për titujt e pronësisë”, u shpreh ajo.

Top Channel