Në futbollin modern shpesh janë skuadrat që pësojnë më pak gola ato që ngjiten edhe më shpejt në renditje, dhe parabola e Milanit, sidomos në vitin 2019, është domethënëse në këtë aspekt.

Në Muajin Dhjetor fjala kyç në kampin kuqezi ishte një mbrojtës, por shumë shpejt kryefjala e investimit kaloi në sulm me ardhjen e Piatek dhe Paqueta, dhe largimin e Higuain.

Ndryshoi gjithashtu aspekti taktik dhe bashkëpunimi i mesfushës te Milan u bë më efikas dhe konstant. Tani numrat janë thuajse të gjithë në favor të bandës së trajnerit Gatuzo.

Në 3 muajt e fundit, duke nisur nga ndeshja e 2 Dhjetorit ku kuqezinjtë u imponuan 2-1 ndaj Parmës, skuadra milaneze ka pësuar vetëm 5 gola.

Në muajt Janar dhe Shkurt, Milan ka pësuar vetëm dy gola në kampionat, ndaj Romës dhe Atalantës në transfertë, por mbi të gjitha nuk e ka pësuar asnjëherë në “San Siro” këtë vit, as në kampionat dhe as në Kupën e Italisë.

Mes sekreteve të kësaj rilindjeje kuqezi, bën pjesë edhe Alessio Romagnoli, që nuk ka dalë nga fusha asnjëherë që kur është rikuperuar, përveç rasteve për pezullim. Tani për armatën e Gatuzos është përpara një gjysmëfinale kupe kundër Lacios, e vetmja pengesë për ndeshjen finale të turneut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA