Plot 1.500 banorë të tri fshatrave në Odrie të Gjirokastrës kanë probleme të vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Gurra e Labovës, një prej burimeve më të bollshme të krahinës nuk është në gjendje ta realizojë furnizimin, pasi 80% e ujit humbet përgjatë rrjetit shpërndarës të ndërtuar 50 vite më parë.

Zëvendësimi i pjesshëm i tubave të hekurit me një rrjet plastik nuk e zgjidhi problemin e humbjes së ujit të pijshëm. Rrugët në Hundëkuq, “Andon Poçi” e Paleokastër përshkohen nga ujërat që derdhin tubacionet e çara.

Banorët flasin edhe për cilësinë kritike të ujit, për shkak të ndotjes gjatë shpërndarjes. Një pjesë e tyre detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm, për shkak të ngarkesës bakteriale dhe prurjeve inerte në rubinetat e shtëpive.

E gjithë zona e Odries është mes më pjelloreve në Gjirokastër. Banorët kanë kultivuar qindra hektarë vreshta, pemëtari dhe kultura të drithërave, por çështjes së ujit nuk i kanë dhënë dot zgjidhje.

Top Channel