Ndërsa pranë godinës së Kuvendit zhvillohej protesta e opozitës, nga salla e Parlamentit kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se me protestën e 16 shkurtit PD u rikujtoi shqiptarëve se me të rikthehen huliganët,

“16 shkurti referendum që shkatërroi PD. U rikujtoi shqiptarëve se me PD rikthehen huliganët, kthim pas në kaos. Lulzim Basha krijoi precedent të rrezikshëm, çdo opozitë të kërcënojë me dorëzim mandatesh nëse nuk i jepet pushteti në tavolinë. Harroje Lulzim, pushteti veç fitohet me votë.

Nuk është faji i shqiptarëve se t’i nuk votohesh. Kush ka dyshimin se me 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhjet e ka gabim”, u shpreh ai.

Top Channel