Një teknik ashensorësh u arrestua në Tiranë, në lidhje me rrëzimin e një ashensori të improvizuar në një pallat në rrugën “Don Bosko”, ku mbeti e plagosur një ditë më parë një 24-vjeçare.

Ajo ishte punonjëse e një biznesi, që shfrytëzonte ashensorin e improvizuar për transport mallrash në dy kate të pallatit.

Ndërsa tekniku i arrestuar dyshohet se, pas kontrollit teknik të ashensorit përpara dy muajsh ka deklaruar se ai nuk kishte probleme, por ndërkohë nuk ka lëshuar certifikatë sigurie.

Ai akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ashensori u shkëput një ditë më parë nga kati i parë në bodrum, teksa në të gjendej 24-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA