Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një drejtues autobusi është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte, teksa drejtonte në gjendje të dehur automjetin e transportit publik, më konkretisht të linjës Instituti Bujqësor-Tiranë.
Shoferi 59-vjeçar N.K. është ndaluar gjatë një prej rrugëve të këtij itinerari me autobusin që kishte plot 95 pasagjerë brenda dhe, pas testit me aparatin testues të alkoolit të konsumuar rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.71 mg/l.
Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet tashmë për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”. Ndalimi i tij erdhi si pasojë e ankesave të pasagjerëve për mënyrën sesi sillej drejtuesi i mjetit, ndërkohë që edhe autobusi bënte lëvizje të ç’rregullta në rrugë.
Top Channel