Qytetarët e Tiranës në mënyrë të vazhdueshme kanë ngritur shqetësimin e mospërdorimit të ujit të pijshëm, për konsum dhe gatim, pasi ata mendojnë se uji që furnizon shtëpitë e tyre nga rrjeti i ujësjellësit nuk ka garanci nëse përmbush standardet dhe nuk ka cilësinë e duhur për t’u konsumuar.

Pas një ecejakeve nëpër institucione, dhe me dëshirën për t’i dhënë një zgjidhje ankesës, Qendra ResPublica, së bashku me shoqatën Impetus, i`u drejtuan gjykatës me një padi, e cila pritet të shqyrtohet në vazhdim. Kjo është para padi kolektive që depozitohet në gjykatë kundër ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Top Channel