Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar përmes kryetarit të saj, Gent Ibrahimi, në lidhje me kërkesën e dy partive opozitare, PD dhe LSI, për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Sipas Ibrahimit, “e drejta për nisjen e procedimit disiplinor për kryeprokuroren e Republikës i takon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë”, një institucion që nuk është ngritur ende.

“Procedimet disiplinore shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit, deri në përfundim të mandatit. Dispozitat tranzitore nuk e parashikojnë se cili institucion e ushtron kompetencën deri në krijimin e ILD-së”, tha Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së.

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike e akuzuan Arta Markun se ka shkelur ligjin me mosverifikimin e kandidatëve për në KLP, duke iu referuar këtu rastit të Bujar Sheshit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA