Një 21-vjeçar nga Miloti është arrestuar nga shërbimet policore, pasi i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë që e mbante pa leje, gjatë një kontrolli në mjetin e tij.

Arrestimi i tij është kryer në aksin rrugor nga aeroporti i Rinasit drejt Qafë Kasharit, ku edhe është ndalur nga shërbimet e Rrugores për një kontroll rutinë.

Veç armës, shtetasit R.K. i është gjetur edhe krëhëri i mbushur me fishekë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, nën akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA