Moti i keq me stuhi të forta ere ka shkatërruar serrat në shumë fshatra të Lezhës. Qindra hektarë me serra dhe të mbjella janë dëmtuar gjatë këtyre ditëve.

Familja Voci në Zejmen të Lezhës, prej shumë vitesh është marrë me serra, por era e fuqishme që përfshiu këtë zonë ua ka shkatërruar ato.

Dëmi shkon rreth 1.5 milionë lekë, thotë Leze Voci.

Lezja bën apel për ndihmë, pasi ajo me forcat e saj nuk ka mundësi ta riparojë dëmin e shkaktuar.

Top Channel