Një elektriçist 34-vjeçar, ka humbur jetën në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca, i cili kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt, por kishte rënë në kontakt me rrymën, duke mbetur i vdekur.

Por si të mos mjaftonte ngjarja e rëndë, trupi i viktimës mbeti për disa orë mbi shtyllë, derisa mbërritën specialistët, që bënë të mundur zbritjen q♪7 atje.

Ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar mbeti mbi shtyllën që i mori jetën deri në orët e mbrëmjes, ndërsa tani është dërguar në spitalin e Bajram Currit për ekspertizën mjekësore.

Top Channel