Tronditëse në Kosovë/ U kap me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë marrjes në pyetje në polici Top Channel ka mësuar se Kuvendi nuk ka shpallur vakancat në dokumentacionin që i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur e njoftoi atë mbi dorëheqjet nga mandati të 56 deputetëve të opozitës.
Deri më sot Kuvendi ka ndjekur gjithmonë praktikën e njoftimit të dorëheqjes dhe shpalljes së vakancës, por kjo ka ndryshuar në këtë rast të fundit. Në precedentët e dorëheqjeve të deputetëve, shkresa e Kuvendit drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmbante 3 elementë:
– Njoftimin se deputeti ka hequr dorë nga mandati
– Shpalljen e përfundimit të mandatit të deputetit të dorëhequr
– Njoftimin e krijimit të vakancës dhe kërkesën për zëvendësimin e deputetit.
Burime të kryqëzuara, si nga Kuvendi ashtu edhe nga KQZ, konfirmuan se kerkesat e dërguara në rastin e 56 deputetëve opozitarë të dorëhequr ndryshojnë në formulim dhe përmbajtje.
I vetmi element i përbashkët është njoftimi i se deputeti ka hequr dorë nga mandati.
Më pas shkresat theksojnë se dokumentacioni përkatës po i përcillet për kompetencë KQZ-së. Në këtë formulim të ndryshëm mungojnë dy elementë thelbësorë, shpallja e përfundimit të mandatit dhe njoftimi i krijimit të vakancës.
Neni 164 Pika 1 e Kodit Zgjedhor nënvizon shprehimisht se është pikërisht Kuvendi që duhet të njoftojë KQZ-në për krijimin e vakancës. Në mungesë të këtij akti, mbetet për t’u parë nëse KQZ do të rikthejë përsëri topin në zyrat e Kuvendit, gjë që do të vonojë në kohë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.
Top Channel