Juventusi u rikthye te fitorja në kampionat, aty ku në 25 javë të zhvilluara deri tani, numëron 22 fitore dhe 3 barazime, ndërsa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.
Pas dështimit dëshpërues në Madrid përballë Atleticos, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League, bardhezinjtë fituan me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Bolognës.
Fati i takimit u vendos nga argjentinasi Paulo Dybala, i cili zbriti në fushë në minutën e 59′ dhe në të 67-ën zhbllokoi rezultatin me një gol mjaft të bukur.
Në sfidat e tjera të kampionatit italian, Sampdoria fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cagliarit, Genoa mori një barazim pa gola në transfertën ndaj Chievos dhe Sassuolo-Spal u mbyll me rezultatin 1-1.
Në orën 18:00, për kampionatin italian do të luhet sfida Parma-Napoli, ndërsa në mbrëmje do të jetë radha e takimit Fiorentina-Inter.
Top Channel