Prezenca dhe bardhësia e borës e bëjnë Llogoranë një alternativë të mirë për të kaluar fundjavën. Dëbora, shëtitjet mes pyjeve të gjelbër, si dhe gatimet tradicionale, e kthejnë parkun Kombëtar të Llogorasë, një vend plot gjallëri edhe në stinen e dimrit.

Llogoraja, e ndodhur jo më larg se 50 km në juglindje të qytetit të Vlorës , prej dy ditësh vijon të jetë e zbardhur nga dëbora. Rruga, e cila është e kalueshme për çdo automjet, ka krijuar edhe lehtësira për te apasionuarit e malit, që përveç bardhësisë së dëborës, të shijojnë edhe ushqimin tradicional e bio të zonës.

Qytetarët thonë se bora në Vlorë është një fenomen i rrallë, ndaj ata kanë ardhur në Llogora për ta shijuar e kaluar kohën me familjarët e miqtë e tyre.

Gjatë dimrit kur shpeshherë ka reshje bore, vizitorë të ardhur nga qytetet e ndryshme të vendit, por edhe turistë të huaj shijojnë pamjet e bukura që ofron parku Kombëtar, ku qafa e Llogorasë është destinacioni i cili ka si urë lidhëse dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel