Një vrasje me armë zjarri u regjistrua në orën e parë të ditës së sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit Martin Ndreca me origjinë nga Mirdita u gjet brenda automjetit tip Mercedez-Benz dhe sipas policisë vendore ai ka gjetur vdekjen pas një breshërie plumbash të qëlluara në drejtim të tij me armë automatike nga një person me të cilin ishte konfliktuar më parë.

Pas hetimeve te para policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin. I dyshuar për krimin është 37-vjeçari Ndue Zefi.

Paraprakisht deklarohet se viktima dhe autori kanë qenë në një lokal të lagjes periferike dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale.

Pas kësaj autori është larguar. I ka zënë pritë 45-vjeçarit dhe ka qëlluar mbi të me breshëri plumbash. Policia po ka kryer kontrolle ne zone për kapjen e tij dhe po vijon hetimi per zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA