![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
Sulmi i disa tifozëve ndaj fotografit të Flamurtarit në ndeshjen e së shtunës me Partizanin solli reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që nëpërmjet një komunikate për shtyp theksoi se dënon ashpër dhunën e shfaqur.
Në komunikatën e saj Federata u bëri thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të turpshme mos të ndodhin më.
Në të njëjtën kohë qeveria e futbollit shqiptar bëri të ditur se ajo dhe zyrtarë të Flamurtarit kanë bërë padinë penale dhe kërkon që Policia dhe prokuroria të dënojë përgjegjësit e këtij sulmi.
FSHF thekson gjithashtu se do të punojë me autoritetet dhe klubet për të zgjidhur përfundimisht këtë problem që dëmton imazhin e futbollit shqiptar.
Top Channel