Enis Gavazaj ka mbyllur aventurën disa mujore të tij në Rusi, ku ishte pjesë e skuadrës së Yenisey, ekip që gjysmën e parë të kampionatit e mbylli në vendin e fundit dhe lufton për mbijetesë.

Lajmi u dha nga vetë klubi rus nëpërmjet një postimi në Twitter, ku thuhej se palët kishin rënë dakord të mbyllnin përpara kohe bashkëpunimin mes tyre.

Sulmuesi nga Prizreni është në pronësi të Skënderbeut, por në fund të merkatos së verës u transferua te Yenisey me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Por performanca e Gavazajt nuk ishte bindëse për rusët, pasi në 7 ndeshje nuk arriti të lërë gjurmë, ndaj edhe u ndërpre marrëveshja mes palëve.

Tashmë mbetet për t’u parë destinacioni i ardhshëm i futbollistit të Kombëtares Kuqezi, pasi te Skënderbeu nuk mund të luajë, sepse në Shqipëri është mbyllur merkatoja.

“Klubi i Yenisey ka ndërprerë me mirëkuptim, marrëveshjen me futbollistin shqiptar, Enis Gavazaj. Ky i fundit erdhi në fillim të sezonit 2018-2019 dhe është aktivizuar në 7 ndeshje, por pa pasur sukses. Ne i urojmë suksese Enisit në të ardhmen e tij”, thuhej në deklaratën e klubit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA