24/05 15:52
Bayern Munchen mundi Herthën e Berlinit dhe barazoi për momentin Borussian e Dortmundit në krye të klasifikimit në Bundesligën gjermane, me 51 pikë.
Në “Allianz Arena”, ekipi i Niko Kovaç arriti t’i imponohej skuadrës berlineze me rezultatin e ngushtë 1-0, me Herthën që mbeti në minutat e fundit në inferioritet numerik, pas ndëshkimit me karton të kuq të Rekik.
Njeriu i ndeshjes për kampionët e Gjermanisë u bë Javi Martinez, që ishte autori i golit të fitores për bavarezët, i shënuar në minutën e 62-të.
Top Channel