Era përmbys kamionët. Aksi Tiranë-Lezhë, më i rrezikuari për aksidente

23/02/2019 12:13

Erërat e forta sollën probleme të shumta në Lezhë. Një kamion i ngarkuar me polisterol u përmbys në rrugë mbi urën e Lumit Mat.

Famirësisht, nuk pati pasoja në njerëz.

Nga erërat e fuqishme pati edhe dëme të tjera në tabela dhe pemë gjatë autostradës Lezhë-Milot.

Një familje e përbërë nga 8 anëtarë ka shpëtuar mrekullisht në Lezhë pasi era u ka prishur çatinë ndërsa ata po flinin.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq ka probleme të furnizimit me energji elektrike në shumë zona të Lezhës.

Top Channel