Ekipi i futbollit të Vllaznisë për femra fitoi për të 6-n herë radhazi Kupën e Shqipërisë. Tri herë shënuan shkodranet ndaj Apolonisë së Fierit, në një finale të luajtur në “Elbasan Arena”.
Vajzat nga Shkodra ishin superiore ndaj kundështareve dhe nuk e diskutuan asnjëherë fitoren.
Shifrat u zhbllokuan nga Bajraktari në minutën e 19’, e cila përfitoi si duhet me kokë pas krosimit të Doçit.
Në pjesën e dytë, shkodranet shënojnë edhe dy herë të tjera, fillimisht me Megi Doçin nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-t, e më pas Mustafaj në të 65-tën.
Ndaj nuk priteshin surpriza as në këtë finale. Kjo kupë përkon edhe me 100-vjetorin e klubit të futbollit të Vllaznisë, ndaj edhe njëzëri, vajzat shkodrane me stafin drejtues ia dedikojnë këtë trofe të gjithë qytetit të Shkodrës.
Kuqeblutë, prej shumë vitesh janë skuadra më e mirë e futbollit të femrave në Shqipëri, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Top Channel