Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është kthyer në ditët e fundit në një objektiv kryesor për Barcelonën.

Futbollisti i Kombëtares angleze ka tërhequr interesin e gjigantëve të La Ligës, që shpresojnë se do të mund të firmosin me lojtarin me një çmim më të reduktuar sesa 100 milionë euro, sa kërkojnë në “Old Trafford”.

Rashford nuk ka asnjë klauzolë liruese në kontratën e tij me “Djajtë e kuq”, duke e bërë praktikisht të pamundur tratativën me agjentët e sulmuesit, pa rënë më parë dakord me Manchester United. Pas largimit të trajnerit Jose Mourinho, 21-vjeçari është kthyer në një titullar fiks në sulmin e “Red Devils”, që kur Ole-Gunnar Solskjaer mori drejtimin teknik në dhjetor.

Ai ka shënuar 6 gola, duke kaluar në hierarkinë ofensive një blerje të shtrenjtë të klubit, si Romelu Lukaku, e ka futur veten në listën e lojtarëve që nuk negociohen për transferime. Por, interesimi i fundit i Barcelonës ka bërë palët të mendohen.

Me Luis Suarezin që është në rënie dhe kthimin e Neymar thuajse të pamundur, katalanasit do të investojnë në një lojtar që garanton të paktën për 5 vite sulmin. Rashford ka qenë në negociata me Manchester United për një kontratë të re 200 mijë paund në javë, por vonesat mund ta shtyjnë drejt “Camp Nou” që në muajin qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA