24/05 15:52
Milani vazhdon serinë pozitive duke fituar 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e parë të javës së 25 të Serisë A.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso mori 3 pikë me të cilat ruan vendin e katërt edhe për këtë javë duke mbajtur pas vetes në renditje Romën dhe Lazion.
Ndeshjen e zhbllokoi në pjesën e dytë i përhershmi Piatek (49’), pas pasimit të Calhanoglu. Vetëm dy minuta më vonë dyfishoi rezultatin Kessie me një parabël të bukur, ndërsa golin e tretë e shënoi Castillejo pas një krosimi të Contit.
Top Channel