Nëse Diego Simeone do të jetë në pankinë në Juventus Stadium për ndeshjen e kthimit me Atletikon e tij, këtë do ta mësojmë shumë shpejt.

Disiplina e UEFA-s ka marrë këtë fundjavë dosjen që analizon sjelljen dhe raportin e festimit kontrovers të trajnerit argjentinas në golin e parë të madrilenëve në Ligën e Kampioneve dhe dënimi duket i pashmangshëm.

Gjestet e turpshme ndaj tifozëve të Juventus dhe sjellja aspak sportive në stadiumin Wanda Metropolitano ishin një spot për të cilin Champions nuk kishte nevojë. Skenari më shqetësues për Diego Simeonen është hapja e procedimit disiplinor në bazë të raportit të delegatit dhe kështu trajneri nuk do ti shpëtonte dot sanksionit.

Një skenar i dytë është dhe analiza e UEFA-s për të sjellë më pas vetëm gjobën e argjentinasit, por pozitat e këtij të fundit rëndohen edhe nga protestat ndaj arbitrit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Sezonin e kaluar Diego Simeone u skualifikua për 4 ndeshje nga UEFA për përjashtimin në gjysmëfinalet e Europa Ligës ndaj Arsenalit. Përjashtimi i Vrsalkos ishte konsideruar i papranueshëm nga trajneri por nuk është vetëm ky precedent nga një personazh sanguin si tekniku latin.

Në Spanjë në vitin 2014, Simeone u dënua me 8 ndeshje për kontaktin fizik me arbitrin në superkupën ndaj Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA