Kryeministri Edi Rama u shpreh në një komunikim të drejtpërdrejtë nga rrjetet sociale se edhe ai nuk është i pagabueshëm, por kur e ka kuptuar një gjë të tillë, ka bërë hapa mbrapa dhe ka kërkuar edhe ndjesë.

Kreu i qeverisë hodhi akuza të forta drejt opozitës duke theksuar se me veprimet e fundit, avazi ka arritur kulmin: “Opozitës i dhamë të gjithë portofolet që kërkoi, përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme. Por, edhe disa agjenci të lidhura me zgjedhjet. Avazi që sot ka arritur një kulm të ri. Shqipëria e sotme ka plot halle e probleme. Dua t’ia nis me veten se nuk kam rënë nga qielli, unë nuk jam i pagabueshëm, por kam bërë gabime. Kam ditur të kërkoj edhe falje”.

“Jam stërmunduar për t’i dëgjuar nga dhjetëra e mijëra qytetarë, por edhe më shumë nga ora 7 deri në orën 2 apo tre të mëngjesit tjetër. Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se një herë kur kam kuptuar se kanë të drejtë ata që protestojnë. Për mua nuk është qejf as nevojë për të shtyrë kohën, kjo është detyra ime”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA