Në mënyrë simbolike, protestuesit bënë një ceremoni mortore, pasi sipas tyre me djegien e mandateve të opozitës “Parlamenti ka vdekur”.

“Nuk përfaqëson më as qytetarët, e sidomos ne të rinjve. Ndaj vendosëm t’i japim lamtumirën”, tha një protestuese.

Një “kordon sigurie”, paralel me forcat e rendit, formuan një grup të rinjsh me shirita të bardhë, duke dhënë kështu mesazhin e vijimit të protestës.

“Jemi kundër dhunës, paqe për të gjithë. Në mbrojtje të policëve”, tha një protestues.

Duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga pushteti, mijëra protestues të ardhur nga rrethet shprehnin pakënaqësitë.

“Vij nga Kruja, po protestoj për të drejtat e mia”, tha një i moshuar.

“Unë vij nga Macukulli i rrethit Mat. Protestoj për tatimet që janë rritur, për pensionet e vogla, për papunësinë. Protestoj për çështje nderi, për vajzat. Në 4 vajza, një po përdhunohet. Çfarë të të them, ku i kemi ne të drejtat këtu? Vetëm se s’kam ku të shkoj, se nga sytë këmbët iki për një sekondë”, tha një tjetër qytetar.

“Pa punë, pa asgjë. Të paktën me Sali Berishën kemi punuar në të zezë. Por ky as në të zezë dhe as në të bardhë”, tha një i ri.

“Kemi dalë për të protestuar se po ikën rinia, ku janë rinia sot? Dal në fshatin tim, nuk i kam 3 djem për të pirë një kafe”, tha një tjetër.

Por kishte nga ata protestues, që nuk kishin ardhur në emër të opozitës.

“Nuk protestojmë për të sjellë një Lul në pushtet, apo Monikën. Protestojmë për të drejtat tona, që taksat të mos jenë kaq të larta”, tha një burrë protestues.

“S’kemi bukë të hamë”, tha një e moshuar.

Krahas medieve të huaja, që ishin në protestën e 21 shkurtit, aty gjeje edhe protestues emigrantë.

“Protestoj sot, vij nga Italia vetëm për të protestuar për gjithë këtë popull, që vuan për bukën e gojës”, tha një emigrant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA