48 vjeçari nga Lezha që u gjet i vdekur 3 ditë më parë në Agios Athanasios të Greqisë ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e viktimës ka faktuar se vdekja e shtetasit Mirash Luli ishte aksidentale duke çliruar në këtë mënyre nga akuzat të birin 20 vjeçar, i cili ishte ndaluar si i dyshuar per vrasje.
Gjykata e Selanikut e ka shpallur të pafajshëm duke e liruar në sallën e gjyqit.
Trupi i pa jetë ka mbërritur 1 natë më parë në familjen Luli në Tale të Lezhës, e cila ka hapur dyert e mortit, por janë të indinjuar mbi akuzat e hedhura kryesisht nga media duke e renduar akoma me shume pikëllimin e tyre.
Vëllai i viktimës Agustin Luli ka folur per mediat duke kërkuar prej tyre që t’i lenë të qetë pas vuajtjes që u kanë shkaktuar.
Top Channel