 E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar
																		
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar						“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.
Këto ishin fjalët përmbyllëse të mitingut të zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas para Kryesisë së Kuvendit, ku Basha dhe deputetët e tij, së bashku me ata të aleatëve, dorëzuan mandatet parlamentare, e që fundin e pati në selinë e Partisë Demokratike.
Por, ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kreu i opozitës duket se u kaplua nga emocionet, teksa nisi të këndonte Himnin Kombëtar së bashku me mbështetësit e demokratëve të pranishëm.
Siç mund ta ndiqni edhe në video, gjithçka mbyllet me simbolin e shqiponjës me duar, duke na kujtuar momentet drithëruese të fillimit të ndeshjeve të Kombëtares kuqezi, aty ku në fakt shpeshherë është tenori Kastriot Tusha që këndon himnin.
Top Channel