
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Roland Milo i akuzuari si vrasës i shokut të tij Sokol Rama gjatë një pazari që kishte të bënte me transport bimësh narkotike e ka pranuar vrasjen para organeve te hetimit.
Sipas dëshmisë së Milos mësohet se situata ka dalë jashtë kontrollit pas një debati që u zhvillua në mjetin e viktimës tek kthesa Piskovës.
Më tej autori e ka drejtuar mjetin bashke me viktimën brenda për në zonën e Mbrezhdanit ku e ka braktisur në një humnere. 32 vjeçari i vrarë mësohet se ishte transportues i bimëve narkotike ndërsa Roland Milo ishte zotëruesi i sasisë.
Nga hetimet rezulton se Milo është përpjekur ta rekrutojë viktimën Sokol Rama përmes mashtrimit dhe premtimeve të rreme.
Top Channel