Të dhënat e siguruara nga Top Story, nëpërmjet një korrespondence me Policinë e Shtetit, flasin për një nivel sigurie të ulët për bizneset.

Për vitin 2018, në të gjithë vendin janë kryer plot 634 vjedhje të subjekteve tregtare. Pra, rreth 2 biznese në ditë bien pre e grabitjeve… një shifër kjo tepër e frikshme.

Skifterët e natës, kryesisht sulmojnë dyqane argjendarie, ato të këmbimit valutor dhe në disa raste biznese me pajisje elektronike. Vetëm 6 muajt e fundit, brenda Unazës ekzistuese të Tiranës, një grup i sofistikuar grabitësisht, kanë kryer mbi 15 sulme ndaj bizneseve të ndryshme.

Top Channel