Vijon fluksi i largimeve te skuadra e Flamurtarit. Këtë radhë ai që i ka thënë lamtumirën klubit vlonjat është mbrojtësi Albi Alla i cili do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kinez me skuadrën e Janbian Fundes.
Futbollisti dhe drejtuesit e klubit vlonjat arritën një marrëveshje për e kontratës mes tyre, me Allën që largohet pas 6 muajsh qëndrimi. Por Albi Alla nuk është i vetmi që braktis Flamurtarin për t’u transferuar në kampionatin kinez. Agustin Torasa është lojtari i radhës që ka përshëndetur skuadrën vlonjate.
Si Alla ashtu edhe Torasa, tashmë janë larguar nga vendi për të udhëtuar drejt vendit aziatik. Mësohet se të dy lojtarët u kishin vënë një afat drejtuesve të Flamurtarit për të marrë pagat e tyre gjë që nuk ka ndodhur duke bërë që ata të vendosin të largohen nga Vlora.
Albi Alla dhe Agustin Torasa vetëm sa e kanë thelluar eksodin te Flamurtari që ka parë të largohen edhe Danilo Alvesh, Useinin, Siljaniovskin e Bushic.
Vlen të theksohet se në merkaton e janarit u larguan edhe Hyseni në drejtim të Partizanit dhe Edmir Sali te Laci. Tashmë në skuadër është krijuar një situatë shumë e vështirë për trajnerin Ilir Daja që përballet me këto largime në fazën më vendimtare të sezonit
Top Channel