Pas deklaratës së fortë të Shteteve të Bashkuara, por edhe qëndrimit që mbajti ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Soreca, në selinë e Partisë Demokratike sot ishin disa ambasadorë për takim kokë më kokë me zotin Basha.

Në mëngjes në seli mbërriti ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz, e më pas ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Në përfundim të takimi, Soreca u shpreh se temë e diskutimit me kreun e PD ishte vendimi i tij për të djegur mandatet, por edhe protesta që do të zhvillohet të enjten para Kuvendit.

“Ne kemi folur për situatën. Unë flas me të gjithë. Është e rëndësishme të ndajmë qëndrimin për të cilin Bashkimi Europian ka qenë shumë i qartë. I kemi shpjeguar drejtuesve të partisë demokratike pozicionin tonë. Është e rëndësishme që të flasim. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme dhe ne presim të mos ketë dhune. Ne presim qe proceset demokratike të vijojnë”, tha Soreca.

Por, krahas apelit të ndërkombëtarëve për opozitën nuk ka kthim pas. Këshilli Kombëtar pritet të vulosë djegien e mandateve.

Brenda së mërkurës pritet që në selinë blu të firmosin lënien e mandateve të 194 demokratë të listës së Partisë Demokratike, përfshi këtu edhe 43 deputetët aktual, ndërsa të enjten opozita pritet t’i dorëzojë mandatet në Kuvend dhe KQZ për t’iu bashkohet qytetarëve në protestë para parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA