Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ishte i ftuar në emisionin Top Show, për të diskutuar mbi nismën më të fundit të opozitës, për të “djegur” mandatet.

Lefter Koka ishte i pari deputet që deklaroi qëndrimin e tij kundër ‘djegies” së mandatit, ndërsa Gjata shpjegoi se si do të procedohet, që të shmanget edhe refuzimi nga të tjerë individë, që të lënë apo refuzojnë mandatin.

“Në mbledhje me dyer të mbyllura të kryesisë, u sqarua edhe procedura e lënies së mandateve. Po përgatitet që me një deklaratë të firmosur në mënyrë vullnetare, bashkangjitur me arsyetimin politik, të lihet mandati. Kjo edhe për demokratët e listës pasuese të Partisë Demokratike”, tha Gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA