Përmes një statusi në Facebook, kreu i PD ka përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.
“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!”, shkruan Basha.
Më tej ai shton se 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme.
“Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”, shkruan Basha.
Më teh kreu i PD thekson se “Çdo ditë për ne është 20 shkurt derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit dhe t’u japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”.
Top Channel