Novak Djokovic dhe Simon Biles janë fituesit e këtij viti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus që konsiderohen si Çmimet Oscar të sportit. Në mbrëmjen gala të zhvilluar në Monaco, tenisti serb u shpall Sportisti më i mirë i viti pasi mundi Mbappe, Kipcogen dhe Lebron James.
Ndërsa Sportistja më e Mirë u shpall gjimnastja amerikane Simone Biles, që e kishte fituar këtë çmim edhe në vitin 2017. Në 2018 Biles hyri në historinë e gjimnastikës pasi u bë e para gjimnaste femër që fiton titullin botëror në të gjitha kategoritë e ushtrimeve ku mori pjesë.
Çmimi për Skuadrën më të mirë i shkoi Francës që u shpall kampione në Botërorin e Rusisë të vitit të kaluar në futboll. Franca bëhet e para skuadër futbolli që triumfon për herë të dytë në Cmimet Laureus duke mundur Realin e Madridit, Mercedes në Formula 1 dhe kampionët e NBA, Golden State Warriors
U vlerësua në këtë mbrëmje gala edhe Naomi Osaka si zbulimi i vitit për fitoren në US Open, duke u bërë e para japoneze që fiton një titull Grand Slam në tenis.
Nuk mund të mungonte në këtë ceremoni skiatorja amerikane Lindsey Vonn, që mori çmimin Spirit of Sport për karrierën e saj të shkëlqyer të cilën e mbylli përpara pak ditësh me Botërorin e skive.
Top Channel