Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Pas mbledhjes, Lulzim Basha foli për mediat, duke thënë se kjo ishte alternativa e fundit e opozitës.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa i fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit, për krimit dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”, tha Basha për gazetarët pas mbledhjes.

Basha ka komentuar edhe deklaratën e Ambasadës Amerikane, që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Ai u përgjigj duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve Abraham Lincoln: “Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA